Do flas me gjuhën e shpirtit,të nënës,Me gjuhën që flasin gjithë perëndit,Vargjeve, do t'ju vë emrin e hënës ,Të 'pushtoj' gjith botën me dashurit.
Do të ulem mbi nota pentagrami,Të kompozoj këngë, për botën e lirë,Me vargje do të lidhë gjithë kufijtë,Si relike të vjetra, të një bote të pështir !
Jemi një tok, një hapsirë, një planet,Në të njëjtin ajër i mbushim mushkrit,Gith botën e lag uji i të njëjtit det,Në një altar falen, edhe vet perëndit. !
Dua të thith aromën e 'lule Himalaje',Të prek shafranin e luleve të Indisë ,Të eci këmbëzbathur nëpër duna Saharaje,Të vrapoj pyjeve pa fund, të Australisë !
Të mos ketë më armë,për të vrar fëmijë,Të mos poshtërohet njeriu për ngjyrën,Dua që botën ta ngjyrosim, unë dhe ti..,Duke përqafuar fort, diellin dhe natyrën !
E dua botën të lirë, të bukur, pa kufij,Se shpirtrat qajn, e buzëqeshin njësoj ,Dua të përulem, kur shohë një fëmijë..,Që rëzohet, e prap ngrihet, të vrapoj !
Dua botë pa kufij, pa dhimbje, pa gjak,Një botë të çelur, si një lule orientale,Dua kombin tim, ta shoh të ngjitet lart,Me gjith popujt e botës,të kërcej një valle.
E dua botën pa kufij, Pa hedonizmin vrastar,E dua të pastër si një fëmij, Pa lotin e syve, të tharë !
Comments