top of page

Nezi Plaku Velaj\Para Zotit të gjithë jemi njëlloj


Nezi Plaku Velaj

Para Zotit të gjithë jemi njëlloj

I shikoni këta dy fëmijë? Është një i bardhë dhe një i zi, A s'të japin emocion? A s'të vjen ti pushosh? A s'të vjen ti përqafosh?

Ku ngjasojnë këta më shumë? Unë mendoj se janë njësoj, Kanë një shikim si kristal, Janë dy engjëj që ndiçojnë.

Këta ngjasojnë se janë fëmijë, Kanë një Zot dhe kanë një nënë, Kanë një tokë e kanë një qiell, Kanë një hënë e kanë një diell. Kanë dy sy që shkëlqejnë, Janë dy yje krijesa Perëndie.

Këta ngjasojnë se kanë një ëndërr, Në këtë botë të jenë njësoj, Këta ngjasojnë se kanë dëshira, Ngjasojnë se qajnë dhe qeshin njësoj.

Dëshirojnë të rriten me dashuri, Të mos ndjejnë diskriminimin, Botën ta shikojnë njësoj, Të dy bashkë në paqe të jetojnë.

Vetëm ngjyra ju ndryshon, Një është afrikan, është fëmijë afgan, Një është amerikan, një tjetër gjerman, Këtë gjë ata s'e dinë, akoma s'e kuptojnë, Në botën e pafajësisë së tyre, të lumtur jetojnë.

Janë dy shokë të mirë, Sa ëngjëllore janë në shpirt, Dorën si vëllezër i japin njëri-tjetrit, Me sinqeritet përcjellin dashuri.

Ashtu e kanë dhe përqafimin, Sytë e tyre pasqyrojnë shpresë, Pasqyrojnë ngjyrat e ylberit, Të japin shkëlqimin e diellit.

A thua që s'janë të bukur? Është gjynah nga Perëndia, Është abuzim, është çnjerëzore, Ata nuk dinë më shumë, Ata nuk i njohin djalëzitë Në botën e tyre në paqe jetojnë si fëmijë, Përcjellin dashuri, Përcjellin pafajsi.

Sa dëshirë ata kanë, Luftra në Botë mos të ketë, Mos të ketë diskriminim, I bardhë, i zi, i kuq, i verdhë, Të jetojnë në paqe në armoni, Të barabartë në të drejtat e tyre.

Si në ligjet e Zotit në Sheriat, Në të gjithë librat e shenjtë, Si në Bibël në Kuran, Para Zotit të gjithë njerëzit janë njësoj.

اخر المنشورات
 
bottom of page