top of page
Search

STINËT DHE TI I DASHUR..

  • Writer: اياد البلداوي
    اياد البلداوي
  • Feb 23, 2020
  • 1 min read

RUDINA PAPAJANI

STINËT DHE TI I DASHUR... Stinët dhe ti i dashur jeni një, si ajo rroba e shpirtit, që nuk vesh këmishat e botës. Dielli dhe ti i dashur ngjasoni, pikërisht te ato rrezet e ngrohta që depërtojnë në thellësi , për të hequr të dridhurat e netëve të zjarrta. A è di sa herë flasim, unë zbuloj një fëmijë që xhvishet e vishet si tul i pjekur shkrirë në gojë , në një ngjizje përrallore. Themë të lagemi ashtu si amforë, të vrapojmë cep më cep në ishullin ku loz e qesh e bukura hënë. Dashurinë ta djegim në pasionin e mallit të munguar , që nga frika e botës breth netëve në prag arratie. Sot e vendosëm do shkelim në ndalesën e erës, do dorzohemi në bisqe të njoma , do vjedhim orët e maleve që fshihen kuturu zgavrave të pyllit, ku unë e ti varim retë nga dashuria e pritjeve të mundura...

 
 
 

Comentarios


اخر المنشورات
 

تصميم : حيدر الحافظ

bottom of page