top of page
Search

ZGJOHU I BUKURI PRIZREN

  • Writer: اياد البلداوي
    اياد البلداوي
  • Feb 13, 2020
  • 1 min read

Tyran Prizren Spahiu

ZGJOHU I BUKURI PRIZREN

...17 frori në mëngjes motivon Dashnorin inkurajon Bukuroshen juve ju përkrah, Nderuari Zotëri. * Zgjohu qyteti ynë i Korzos futu në krahërorin tonë do të të ruajmë me xhelozi nga ‘dashamirët’ dëshirë-keq për ty këndohen këngë epike shfaqen kujtime mbresëlënëse regjistron shiriti filmik ty të dashurojmë i papërsëritshmi qytet. * Në mesin e margaritarëve je Princ hyjnor me frymën frymëzuese artistike pamposhtur je Prizren i Lashtë. mëngjesi i hershëm të përqafon ngroh me rrezet e vet si foshnjen veshur me petkun historik ty të përkulet gjithësia mbarë. * Muzgu sjell freskin rrëfen flladi bukurinë tënde muzika e lehtë të pushton i tëri dorëzohesh qetësisë. * Në Qytetin Muze të LIDHJES Nderuari Vizitor, Artdashës fshehurazi kërkoni pjesën e juaj pa hamendje ju ofrohet, do e gjeni Prizreni ju do, ngrohtësisht ju përqafon.

vargje poetike XVI

 
 
 

Comentarios


اخر المنشورات
 

تصميم : حيدر الحافظ

bottom of page